Murrki kafshon asistentën pasi dëgjon Putinin duke thënë “kam takim në SKYPE”


Një aksident fatal ka ndodhur në zyrën e Kremlinit, pasi qeni i Sharrit, Murrki që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka dhënë presidentit rus, Vladimir Putin, ka sulmuar dhe kafshuar, asistenten e Putinit.

Krejt ngjarja ka ndodhur pasi Murrki i Putinit, i cili kupton vetëm shqip, ka dëgjuar komandën “skype” nga presidenti rus, i cili nuk e ka ditur kuptimin e kësaj fjale.

“Presidenti rus, duke dashur që t’i tregojë asistentës së tij, se ka një takim në SKYPE, ka përsëritur disa herë këtë fjalë duke kërkuar që të mos bëhet zhurmë pasi rrjeti i dobt, por kjo për Murrkin, ka nënkuptuar komandën sulm që në gjuhën shqipe përdoret si ‘skype’ që përdoret në zhargonin shqiptar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit të Rusisë.

Putin: Murrki që ma dha Vuçiqi po kupton vetëm fjalën shqipe “qyp”

Sipas kësaj komunikate, qeni ka kafshuar në këmbë dhe prapanicë, asistenten e Putinit, e cila ka qëlluar të jetë në zyre, dhe se ajo është dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Rusisë, në Moskë.

“Asistentja e Putinit ka marrë ndihmën e mjaftueshme mjeksore por ka lëndime të rënda pasi Murrki ka qenë tepër i egër, meqënse Putini ka përmendur disa herë skype skype skype”, thuhet në komunikatën e presidencës ruse.

Më herët kemi raportuar sesi qeni i Sharrit, Murrki që ia ka dhënë Vuçiqi-Putinit, nuk po din fjalë të tjera, përpos ato në gjuhën shqipe, sikurse fjala “qyp”. Tash e kanë mësuar edhe fjalën tjetër “skype”.


Murrki kafshon asistentën pasi dëgjon Putinin duke thënë “kam takim në SKYPE”

log in

reset password

Back to
log in