NASA: Toka ku është gjetur ujë në Mars i takon një shqiptari


Një lajm bombastik sapo është dhënë për botën. Në planetin e kuq, pra planeti Mars është zbuluar se ka ujë.

Në një konferencë për media shkencëtarët e NASA-s po lajmërojnë se është gjetur ujë në planetin Mars dhe se ajo i takon një shqiptaro-italiani të quajtur Vali Corleone i cili është pronar i 736 hektarëve.

“Ne kemi shpresuar që të gjejmë ujë diku tjetër, pra në një tokë publike në Mars. Por pasi kemi gjetur burimin e ujit e kemi shikuar tapitë se kujt i përket ajo hapësirë dhe kemi zbuluar se i takon shqiptaro-italianit me prejardhje mbretërore, Vali Corleone”, thuhet në komunikatën  e NASA-s.

Sipas NASA-s tashmë mbetet të shikohet nëse Vali Corleone do të arrijë të bëjë një marrëveshje që ai të lëshoj tokën e tij për të shfrytëzuar burimin e ujit.

Vet Vali Corleone në emisionin Zonë e Lirë kishte treguar muaj më parë se ka blerë rreth 736 hektarë tokë në Mars.

“Kam blerë 736 hektarë tokë në planetin Mars. E kam kojshi Kimin (presidentin komunist koreano-verior, Kim Jong-un). Ato më i ka blerë e dashura ime miliardere ruse”, kishte thënë Vali Corleone.

Ende nuk dihet nëse Vali do të bëhet i mirë dhe do t’ia jap këtë tokë njerëzimit.

 

 


NASA: Toka ku është gjetur ujë në Mars i takon një shqiptari

log in

reset password

Back to
log in