Naseri ja sheh sherin Viber-it, detyrohet ta pagujë borxhin


Qytetari Naser B i cili kishte kohë që ia kishte 300 euro borxh një miku të tij, kishte menduar se nuk do ta paguante kurrë këtë borxh, pasi që 2 vjet nuk ia ka përmend.

Por teksa të dyja palët e kishin harruar këtë punë, është Viber ai i cili ia ka përkujtuar të dyve se i kanë disa cështje të pazgjidhura. Ishte fillimisht miku i Naserit i cili qysh ishte duke ndejtur në shtëpinë e vet dhe duke shikuar një serial turk, kur në Viber i kishte ardhur mesazhi i 349 që lajmëronte për ndërrimin e kodit.

Andaj kësisoj, ai ishte habitur duke menduar fillimisht se mos është dikush që po e lëshon ndonjë fore, dhe më pas i ishte kujtuar.

“uuuuu Naser bothqi koka more, qyre more ky mi ka 300 euro borxh”, kishte thënë ky miku.

Më pas pas disa minutave i kishte shkruar: ku je more Naser që je hup krejt. A po lodhesh a hiq a?

Fillimisht Naseri se kishte kuptuar se për cfarë bëhej fjalë dhe se ai kishte harruar fare se ishte pjesë e një borxhi kur më pas kishte filluar ti kujtohet.

“Qe bre mik ku je ti, qato 300 euro meta pa ti pagu, a po dalim me pi kafe”, i kishte shkruar mikut Naseri.

Dhe kësisoj Naseri i kishte marrë borxh te gjashtë njerëz tjerë ka 50 euro dhe ia kishte paguar mikut borxhin. Rrnoftë Viber. Posht borxhi. Respekt gjithkujt, Veresi askujt.

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
8
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
6
Oh Bre

Naseri ja sheh sherin Viber-it, detyrohet ta pagujë borxhin

log in

reset password

Back to
log in