Nasim Haradinaj fyen edhe ambasadorin Kosnett, e quan kishk


Luftëtari më i lavdishëm i Zonës së Dukagjinit, veteran dinjitoz në Shoqatë dhe aktivist politik, Nasim Haradinaj, duket se nuk e ka ndërmend që ta rrudhë gjuhën për askënd, kur vjen puna për mbrojtjen e vlerave kombëtare të Kosovës, shqiptarëve në trojet shqiptare.
Vitin e kaluar, kishte pëlcitur kundër Greg Delawie që shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, duke e quajtur “Palaço” për shkak të deklaratave të tij në kohën kur Qeveria tentoi ta rrëzonte Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si thikë pas shpine.
Tash e ka fyen pasardhësin e Delawie, Pholip Kossnet, i cili po kërkon nga Qeveria e Kosovës, në emër të Amerikës që të pezullojë taksën 100% ndaj pordukteve serbe dhe boshnjake, gjë që po hasë në gozhdë tek kryeminsitri Ramush Muuuu Haradinaj.
“Ky Kossnet po sillet këtu sikur me kan një avokat i Serbisë. Amerika kishe u bo me na nimu kundër Serbisë se e ka pa qa ka bo këtu në luftë, e jo me ju dhimt produktet. Ky nuk është ambasador, është një kishk,që veç po shytke përpara”, ka thënë Nasim Haradinaj në televizionin “Veteran TV”.
Kjo deklaratë pritet që të ngjallë debat të madh dhe ne qysh tash i kërkojmë falje Amerikës. Sorry!

Nasim Haradinaj fyen edhe ambasadorin Kosnett, e quan kishk

log in

reset password

Back to
log in