NISMA hapë linjen e re të autobusit Malishevë – Postë


Një zgjidhje jashtëzakonisht kreative është menduar nga ekipi për punësim i partisë NISMA. Pas suksesit të madh në punësimet që janë bërë në Postën dhe Telekomit të Kosovës, është organizuar tashmë edhe transporti për të punësuarit.

Tashmë të gjithë të punësuarit nga Malisheva në Postën dhe Telekomin e Kosovës, do të shkojnë në mënyrë të organizuar përmes një autobusi që e ka siguruar partia më e mirë në Kosovë për sa i përket punësimit, NISMA Social-Demokrate.

“Ky është vetëm edhe një hap tjetër që ne si NISMA e kemi marrë për qytetarët e Republikës së Malishevës për të shkuar në punë”, thuhet në komunikatën e partisë.

Autobusi do të niset në orn 6 e 30 në mëngjes nga Stacioni i Malishevës por ata që jetojnë nëpër katunë do të ndalet autobusi edhe nëpër stacionet e tyre.


NISMA hapë linjen e re të autobusit Malishevë – Postë

log in

reset password

Back to
log in