Nora Istrefi aderon në LDK – nesër bënë homazhe tek varri i Rugovës



Duket se vendimi i ish-bashkëshortit të saj, Robert Berishës, që të hyjë në politikë, duke u anëtarësuar në partinë Nisma Social Demokrate, e ka bërë Nora Istrefin të mendojë njejtë.

Si një vërtetim se janë të lindur për njëri-tjetrin, e dëshmon edhe vendimi i Nora Istrefit që të aderojë në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Vendimin e ka bërë të ditur vet LDK-ja dega në Velani, ku ka lajmëruar për aderimin e Nora Istrefit në këtë parti. 

“Një prurje fresh, një entuziazëm që flet për një fitore madhështore. Nora Istrefi është tashmë në LDK”, thuhet në komunikatën e kësaj dege të partisë. 

Ndërkohë Nora Istrefi e ka pranuar për Kukunews, se këtë vendim e ka marrë për tia dëshmuar audiencës se jo vetëm burrat mund tia dalin pa u lënduar nga një lidhje. 

“Fuqia e gruas është tek secila grua. Institucionalizmi duhet të jetë në secilin institucion të vendit. Këngët e mija janë më të mirat. Roberti do të humb keq me NISMA-n”, ka thënë ajo shkurt. 

Në ndërkohë, qytetarët tashmë kanë shprehur kundërshtimin e tyre kundër divorcit të çiftit duke bërë thirrje Gjykatës që të mos lejojë ndarjen e Robertit dhe Norës, pasi që është nevojë kruciale e zhvillimit të familjes në Kosovë. Për këtë arsye, Kukunews, si zëri i popullit, ka organizuar një protestë masive kundër ndarjes së Robertit dhe Norës dhe problemeve tjera. 

Në ndërkohë, kanë reaguar edhe institucionet e ndryshme të Kosovës dhe Ambasadat e huaja në Kosovë. 


Nora Istrefi aderon në LDK – nesër bënë homazhe tek varri i Rugovës

log in

reset password

Back to
log in