Opozita e cilëson provokim paradën e FSK-së disa orë para protestave


Disa minuta pasi ka përfunduar parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku parakauan 36 njësi të ushtrisë dhe u prezantuan 37 lloje të aliterisë si tanke me rreze, raketa me komandim nga largësia, e deri tek helikopterët që mund të kontrollojnë 30 për qind të territorit, ka reaguar opozita.

Më e zëshmja ka qenë Vetëvndosje sipas së cilës, pushteti ka vedosur që pikërisht disa orë para se populli të protestojë për të mbrojtur Republikën, ka vendosur të shfqë fuqinë që e ka me ushtrinë tepër të zhvilliuar.

“Ashtu sikurse policinë dhe gjyqësorin pushteti ka perfeksionuar edhe ushtrinë që ta vë në shërbim të tyre për të mbrojtur pushtetin e tyre. Gjithë ajo forcë ushtarake midis Sheshit i bënë me dije qytetarit që kjo ushtri është gati të shkatërroj këdo që tenton ta rrëzoj Qeverinë”, ka thënë Albin Kurti.

Por demonstrimi i fuqisë së ushtrisë për Ramush Haradinaj nuk ngjallë frikë tek qytetari i Republikës.

“Nuk frikohet arusha me shoshë”, ka thënë Haradinaj.

Ndaj opozitës ka reaguar, piëkrisht kaniditati më serioz për të qenë komandant suprem i ushtrisë së Kosovës, Hashim Thaci.

“Duke qenë se do të zgjidhem president me 19 shkurt, e ndjej të nevojshme të reagoj duke thënë se kjo opzitë që dëshiron vetëm anarki, i  pengon edhe ushtria jonë e cila është faktor kyq në NATO dhe fuqi ushtarake në rajon. Normalisht kushdo që dëshiron ta shkatërroj shtetin do të përballet me ushtrinë tonë”, ka thënë Thaci.

Parada e ushtrisë kosovare që për momentin është forcë, llogaritet si njëra prej më të mëdhave në rajon për sa i përket fuqisë ushtarake


Opozita e cilëson provokim paradën e FSK-së disa orë para protestave

log in

reset password

Back to
log in