Pacolli zgjohet nga gjumi dhe kupton se koalicioni me NISMA-n është gjëja më e kotë që e ka bërë në jetë


Miliarderi dhe politikani i njohur Behgjet Pacolli është zgjuar sot në orën fiks 8 të mëngjesit dhe sapo ka nisur të pijë kafen e mëngjesit duke lexuar lajmet në portale në telefonin e tij, e ka parë edhe një veprim që e ka bërë dje. 

Teksa ka pirë kafen e parë dhe ka kafshuar paska kifle, Pacolli ka medituar dhe gjatë këtij procesi ka arritur që të bëjë një gjetje për jetën e tij. Pas këtij zbulimi, gazetari jonë që e përcjellë jetën e Pacollit, ka kuptuar se ai po fliste vet me vete. 

“Më duket se dje paskam bërë gjënë më të kotë në jetë. Koalicioni me NISMA-n”, ka përshpëritur Pacolli. 

Menjëherë gazetari jonë ka shkuar dhe e ka pyetur zotëri Pacollin “a je mirë bac?” teksa si përgjigje ka marrë. 

“Po mirë, he mos koft baci. Cka pasna bo dje. Kuku”, ka thënë Pacolli dhe është mbyllur në dhomën e tij me bazen mrena. 


Pacolli zgjohet nga gjumi dhe kupton se koalicioni me NISMA-n është gjëja më e kotë që e ka bërë në jetë

log in

reset password

Back to
log in