Pal Lekaj kujton kohën kur i blente bureka Ramushit


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e Ramush Haradinajt, ka shkoqitur një  moment tejet prekës.

“Ishte koha kur ne në shesh protestonim kundër demarkacionit dhe Asociacionit apo Zajdenicës. Ramushin e murr uja edhe dëshironte të hante diçka, por ai si modest që ka qenë nuk ka pranuar të hajë ushqimet e tij të preferuara, perimet e detit”, ka thënë fillimisht Lekaj.

Më pas ai ka treguar sesi ka qenë një nderë i madh për të që të blente bureka për liderin e tij.

“Ramushi kurrë nuk ka nxjerrë kajde, ja burek me mish, ja me djath ja me spinaq. E ka honger çfare ka qellu. Liri për komandantin”, ka thënë Lekaj.

Në këto momente shumë deputet kanë filluar të qajnë pas këtij fjalimi prekës.


Pal Lekaj kujton kohën kur i blente bureka Ramushit

log in

reset password

Back to
log in