fbpx

Parisi i qon t’fala Skënderajit: Merci pour Skenderaj, les Parisiens sont des soldats de Sami Lushtaku


Kryetari i Parisit, Petit Beurre, ka dalë me një konferencë për media, pasi ka dëgjuar këngën e kënduar nga një fshat në Skenderaj të Drenicës, ku ushtarët e Sami Lushtakut këndojnë “Tfala Parisit, pluma Beogradit”. Sipas zotëri Petit Beurre, kjo ka ardhur si një befasi, pasi nuk e kishin pritur një “tfala nga Drenica”. 

“Ju e dini gazetarë sesi Parisi dhe Skenderaji janë dy qytete si motra. Trimëria e Skenderajit gjithmonë ka qenë inspirim për Parisin, andaj ardhja e një të fala nga ky qytet në këtë kohë të pandemisë, është e mirëseardhur”, ka thënë Beurre. 

Sipas tij, Parisi do të organizojë një ceremoni të bashkimit të këtyre dy komunave dhe do të lejojë që banorët e Skenderajit të udhëtojnë pa viza në Paris. 

“Merci pour Skenderaj, les Parisiens sont des soldats de Sami Lushtaku”, ka përfunduar kryetari i Parisit, Petit Beurre.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.