fbpx

Partia Fjala reagon për shtyrjen e zgjedhjeve: Boni çka doni, për neve njejt, sdi a lujn 10 vota


Lideri i Partisë Fjala e cila tradicionialisht në Kosovë i fiton zgjedhjet por që forcat e djallit të paguara nga fuqitë e mëdha nuk e lejojnë që votat të dalin ashtu si janë në asnjë palë zgjedhje në Kosovë, ka reaguar i zhgënjyer me këtë botë. 

Ai duke komentuar debatin nëse zgjedhjet për kryetar të komuanve ose edhe pse jo për asmable, ka thënë se ky debat nuk e di pse po bëhet pasi po dihet kush do të fitojë. 

“Debati se a do të shtyhen zgjedhjet apo jo, hiq ama bash hiq nuk është i nevojshëm. Hiq nuk është me rëndësi a shtyhen a jo zgjedhjet pasi për neve situata mbetet e njejtë, sdi a lujn nja 10 vota”, ka thënë Gëzim Kelmendi. 

Sipas Kelmendit përderisa të vij dita e gjykimit dhe Allahu ta jap vlerësimin e drejt për Partinë Fjala, nuk ja vlen të luftohet me forcat e degjallit.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg