Pas Albinit, Dugi e kalon 100% testin “Përsiatje filozofike” në Vetëvendosje


Është kryer edhe procedura e fundit e anëtarësimit të Dugagjin Goranit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Dugi ka arritur që ta zë liderin Albin Kurtin, në testin e arritshmërisë në Vetëvendosje sa i përket anëtarësimit në këtë parti si anëtar i lartë dhe figurë unanimisht e respektuar, pasi ka kaluar 100 për qind testin e mendimeve filozofike.

“Testi ‘Përsiatje filozofike’ është një prej testeve më të vështira të cilin asnjë anëtarë i zakonshëm përpos Albin Kurtit nuk e ka përfunduar me sukses 100 për qind. Andaj me automatizëm Dugi është zëvëndësuesi i vetëm I ideologjisë së Albin Kurtit”, ka thënë Dardan Molliqaj, drejtor i Arritjeve dhe Përsiatjeve në VV.

Tash, Dugi nuk do të ketë nevojë që t’i nënshtrohet procedurës nga poshtë-lart por do të vendoset në pozicionin nga lart-posht duke marrë titullin “anëtar i zakonshëm”.

“Testi në fakt nuk kishte ndonjë thellësi në teoritë më të reja të mendimit filozofik në politikën e ndërkualifikuar të së majtës, andaj ishte një satisfaksion të testoja njohurinë time të vyshkur mbi këto teori”, ka thënë Dugi pas shpalljes së rezultateve.

 

 

 


Pas Albinit, Dugi e kalon 100% testin “Përsiatje filozofike” në Vetëvendosje

log in

reset password

Back to
log in