fbpx

Pas Endritit dhe Klestorit edhe Lumja me Violeten kërkojnë përgjegjësi nga kryesia për humbjen e PDK-së


Duket se një termet jashtëzakonisht i fortë po e pret Partinë Demokratike të Kosovës, pasi sot kanë nisur disa deklarime jashtëzakonisht të papritura brenda partisë nga njerëzit kryesor të saj. 

Më herët kemi raportuar sesi dyshja kryesore në parti, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, janë takuar dhe kanë diskutuar për rezultatin e dobët të kandidatit për kryeministër dhe ushtrues detyres i kryetarit të Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj i cili edhe pse i ka kërkuar falje të dyve, nuk ka dhënë rezultat. 

Thaçi dhe Veseli i kanë kërkuar dorëheqjen profesor doktorit të PDK-së, Enver Hoxhaj, por ende nuk kemi konfirmim nëse Hoxhaj do të dorëhiqet. 

Por duket se ai nuk ka kah tia mbajë, pasi tashmë kanë nisur të reagojnë edhe dyshja tjetër më e fuqishme në parti, bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, dhe bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta, janë takuar gjithashtu sot, ku kanë diskutuar mbi realizimin e pritjeve që ato kanë pasur nga kryesia e partisë. Takimi është ende duke vazhduar dhe do të ju mbajm të informuar për më të rejat.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.