Komandant Remi i cili është i njohur së fundmi për kalimin me sukses të intervistës në Gjykatën Speciale në Hagë, i cili më herët ka qenë i njohur si publicist për librin e tij tejet të suksesshem dhe tejet të lexuar “Në Evropë apo në Europë”, ka nisur dorëshkrimin për një tjetër super best-seller.
Bëhet fjalë për dilemën tjetër që Remi pritet ta zbardhë në librin e tij. Saktësisht bëhet fjalë për librin “I dyshuar apo dëshmitarë” që lidhet me eksperiencën e tij në Hagë, në Gjykatën Speciale.