Pasi Elon Musk e qoj veturën, Sami Lushtaku do ta qoj një traktor në hapësirë


Si duket Amerika nuk do ta mbajë edhe për shumë gjatë primatin e të qenurit shteti i vetëm qytetari i së cilës Elon Musk e qoj një veturë në hapësirë. Madje shumë shpejt pritet që në hapësirë përpos veturës Tesla të dërgohet edhe një traktor Rakovicë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur vet shkenctari Sami Lushtaku i cili me të parë homologun dhe kolegun e tij Elon Musk që u fry para krejt botës që kishe e ka dërguar veq për qejf një raketë brenda të cilës ka qenë një veturë e tij Tesla që po endet nëpër hapësirë, ka reaguar vet Lushtaku.

“Po kush kari osht Elon Muski ni katunar i Amerikës që kishe me na u fry që e paska qu një kerr tkarit atje në hapësirë. Mua më duhet ti them të gjithë qytetarëve të Kosovës, që shumë shpejt jam duke punuar që ta dërgojë një traktor Rakovicë në hapësirë”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se në Skenderaj tashmë është duke e finalizuar raketën që do të quhet “Lushtaku” brenda së cilës do ta fusë traktorin Rakovicë që e ka vozitur ai dhe njëherë e ka vozitur edhe Adem Jashari.

Bashkë me traktorin në hapësirë do të nisen edhe disa fotografi të luftës së Sami Lushtakut për ti treguar edhe alienëve për luftën e lavidshme të UCK-së.

“Me qejf do ta dërgojë motorin e Adem Jasharit po nuk është mirë edhe mundet me u ndryshkë”, ka thënë Lushtaku.

Kukunews e mbështetë fuqishëm këtë projekt vetëm e vetëm për ti treguar Amerikës se nuk mundet me lujt bash qysh don ajo me na fulliratë me demek kqyrne qa po bojm.

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
0
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
2
Oh Bre

Pasi Elon Musk e qoj veturën, Sami Lushtaku do ta qoj një traktor në hapësirë

log in

reset password

Back to
log in