fbpx

Kukunews

The first satirical online media in the Albanian language

Pasi pi ujë në Shatërvan, sheiku takon Kallashin dhe vëjnë drynin në urën e dashurisë

2 min read

Sheiku si një njeri plot konfidencë dhe modesti ka shkuar menjëherë që ti flasë, dhe posa vajza ka kthyer kokën dhe e ka shikuar, sheiku është etur, i është tharë fyti dhe është dashuruar në shikimin e saj. Emri i saj, është Kallashi. 

Thonë se kush pin ujë në Shatërvan të Prizrenit, atëherë do të kthehet sërish ose me shumë mundësi do të dashurohet në Prizren. Kjo nuk është se vetëm thonë, por me të vërtetë i ka ndodhur edhe sheikut nga Emiratet e Bashkuara, i cili gjatë vizitës së tij në Prizren ka vendosur që të rrezikoj duke pirë ujë në Shatërvan. 

Edhe pse shumë nga këshilltarët e Mytaher Haskukës dhe të tij, e këshilluan sheikun që nëse se ka ndërmend me u martu mos të pi ujë në Shatëvan, ai megjithatë tentoi. 

“Pas përurimit të Spitalit të Fëmijëve në QKUK në Prishtinë, jam lodhe pak si prijes i delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, keshtu qe nuk besoj në këso bestytni, kështu që po pi”, ka thënë ai. 

Sheiku

Sheiku madje i ka detyruar edhe kolegët e tij  si kryetari i Departmentit të Shëndetësisë të Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, ministrja e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi që të pijnë ujë. 

Pasi ka pirë ujë, ata jane nisur për të ngrënë disa qebapa dikun në Prizren dhe gjatë rrugës aty pranë fare, urës së dashurisë e ka vërejtur një vajzë të bukur që ka qenë duke pirë një pije.

Sheiku si një njeri plot konfidencë dhe modesti ka shkuar menjëherë që ti flasë, dhe posa vajza ka kthyer kokën dhe e ka shikuar, sheiku është etur, i është tharë fyti dhe është dashuruar në shikimin e saj. Emri i saj, është Kallashi. 

Me të kuptuar shkëlqimin në sytë e sheikut, këshilltari i tij e ka vërejtur se cka ka ndodhë dhe ka bërtitur “ ooo boni punë magjia”, duke aluduar se sheiku tashmë është dashuruar. 

Sheiku dhe Kallashi, më pas, kanë vazhduar dhe kanë vënë dryrin e dashurisë tek ura në Prizren.

Rënien në dashuri të sheikut me vajzën nga Prizreni ose Suhareka, qaty njejt, e ka përshëndetur edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. 

“Me këtë rast kisha nderin që çiftin ta shoqëroj gjatë vizitës së tyre në monumente të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre që kanë vizituar qytetin tonë dhe premtuan që kjo nuk do të jetë vizita e tyre e fundit”, ka thënë Haskuka.

Myta

Comments

comments

2 thoughts on “Pasi pi ujë në Shatërvan, sheiku takon Kallashin dhe vëjnë drynin në urën e dashurisë

Comments are closed.