fbpx

Pasi zbuloi sekretin, alienat i kërkojnë Nazit të dorëzohet, ose do ta kidnapojnë


Nazi kërkohet nga alienat për tu transferuar në një planet që janë 50 mijë vite përpara neve. Krejt kjo pse ai zbuloi se është i dërguari i Allahut.  

Duket se zbulimi i sekretit hyjnor, do t’i kushtojë këngëtarit dhe të dërguarit më të fundit në tokë nga Allhu, Nazmi Sfishta. Siç raporton Departamenti Amerikan i Shtetit, përkatësisht Qendra për Kërkime Hapësinore e Amerikës, Nazi është targeti kryesor i alienave në tokë. 

“Duket se zbulimi i sekretit nga Nazi ka shkaktuar një pasiguri dhe një mjegulli tek Civilizimet tjera në hapësirë dhe se ata i janë vënë në kërkim që ta kidnapojnë Nazin dhe ta dërgojnë në një planet tejet të avancuar që sipas kërkimeve tona del të jetë afro 50 mijë vite para civilzimit në tokë”, thuhet në raport. 

RAPORTI I NASA-s “ALEINS SEARCH FOR NAZI”

Sipas këtij raporti të NASA-s, Këshilli Ndërhapësinor ka vendosur të hanën që Nazi të kidnapohet sa më shpejt dhe të dërgohet tek një planet që thirret Nazifolia e banorët e të cilit janë mbi 50 mijë vite përpara njerëzimit në tokë. 

“Nazi tashmë është njeriu më i kërkuar nga alienët, të cilët mund edhe të nxisin ndonjë luftë ndërhapësinore nëse Nazi nuk dorëzohet, alienat do të organizojnë një aksion, përmes së cilit do ta kidnapojnë dhe ta dërgojnë tek planeti tjetër”, thuhet në njoftimin e NASA-s. 

RAPORTI I NASA-s “ALEINS SEARCH FOR NAZI”

A duhet të dorëzohet NAZI?


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg