Për inati të Vuçiqit – Thaçi ia dërgon një bollicë Trumpit


Pasi ka parë në lajmet ndërkombëtare se homologu i tij, Aleksandar Vuçiq i ka bërë një dhuratë presidentit rus, Vladimir Putinit, gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti jonë, Shkëlqësia e Tij, Z.T Hashim Thaçi ka marrë një vendim që t’ia dërgojë një dhuratë presidentit amerikan Donald Trump.

Zyra për Media e Presidentit të Kosovës, ka njoftuar përmes një kumtese për media, se presidenti Thaçi ka vendosur që t’ia dërgojë Trumpit një bollicë, si dhuratë nga Kosova dhe vet ai.

Murrki kafshon asistentën pasi dëgjon Putinin duke thënë “kam takim në SKYPE”

“Kush hamami është Vuçiqi me u bo lajm pse ja ka jep një qen Putinit? E na presidentin e Amerikës mos me i dhuru kurgjo? Do t’ia dërgojmë një bollicë si dhuratë, jemi të bindur se do t’i pëlqejë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa vet Shkëlqësia e Tij, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka treguar se bollica është nga Buroja e Skenderajt dhe ka qenë e grus të migjes së presidentit.

“Kjo bollicë ka përjetuar luftën dhe paqen. Ka qenë pjesë e fshat ndërtimit në Burojë. është simbol i punës dhe miqësisë. Trump, enjoy it”, ka shkruar Thaçi.

Putin: Murrki që ma dha Vuçiqi po kupton vetëm fjalën shqipe “qyp”


Për inati të Vuçiqit – Thaçi ia dërgon një bollicë Trumpit

log in

reset password

Back to
log in