Piloti tregon se cili politikan u pshurr prej tutes kur aeroplani ka hyrë në Serbi


Kukunews përpos zëvëndëskryeministrit Behxhet Pacolli ka arritur të flas edhe me pilotin e aeroplanit privat të Pacollit në lidhje me situatën e krijuar dje në aeroplan, kur ai gabimisht kishte hyrë në territorin ajror të Serbisë.

Piloti i cili ka dashur të mbesë anonim, por që ka prejardhje nga Mramori i Kosovës, ka thënë për Agjencinë tonë, se të gjithë politikanët kanë hyrë në një panikë të madhe, por ka qenë njëri prej tyre që edhe bukfallisht u pshurr prej tutes.

Edhe pse piloti fillimisht nuk donte që të përmndte emrin e politikanit pasi gazetarja jonë super sexy i premtoi një puthje, ai menjherë u dorëzua.

“Oooo Fatmiri vallai, se edhe u kon afër meje ulun. Unë jam kon tu vozitë, se u dufke rikverc me u kthy në Tiranë, vec kur po e shoh do shurrë ka kamt e mija. E niva edhe erën. Vec kur e ktheva krytë, qa me pa Kadria qile gurin gojen, Fatmiri ish pas lag”, tregon piloti.

Sipas tij është për tu befasuar sepse në fakt këtë gjest e ka pritur vetëm nga Dardan Gashi, por ja që ka befasuar Fatmiri aka Komandant Celiku.


Piloti tregon se cili politikan u pshurr prej tutes kur aeroplani ka hyrë në Serbi

log in

reset password

Back to
log in