fbpx

Kukunews

The first satirical online media in the Albanian language

Polici kosovar dhe protestuesi serb bëhen miq, pasi goditen për speca t’ajvarit

2 min read

Ka 5 ditë që shikoheshin shtrembër. Madje Slavo, banor i Zubin Potukut edhe e kishte sharë me nanë Abedinin teksa ai po kalonte nëpër barrikadat e vendosura nga serbët në Jarinje. 

Slavo ka një javë që po proteston kundër vendosjes së reciprocitetit ndaj targave serbe të veturave që u vë në Qeveria e Kosovës. Ndërsa Abedini si pjestarë i Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës ka një javë që po bënë patrullë tek barrikadat duke u kujdesur që reciprociteti të zbatohet. 

Por në ditën e gjashtë, teksa të dy e kishin gjetur vetën të lodhur, dhe kishin shkuar në një dyqan aty për të blerë ndonjë plazma, dhe afër shitores në një shtëpi po vinte era ajvar. 

Kjo ma mjaftuar që të dytë të harrojnë urrejtjen dhe ndasitë dhe për një moment të zhyten në aromën drithëruese të ajvarit. 

“Koliko mi nedostaje ajvar” (O sa me ka marrë malli për ajvar) kishte thënë i pari Slavo me shitësin derisa Abedini ia kishte pritur “ajvar je nezamenljiv” (O ska me ajvar). 

Slavo kishte mbetur i habitur, teksa Abedini e kishte vazhduar muhabetin duke i thënë se “megjithatë jo çfarëdo ajvari është i mirë” dhe se “krejt varet prej specave”. 


“Ali ajvar sa paprikom koji imam, super je” (ama ajvari me specat qe i kam une, eshte super) – kishte thënë Abedini teksa e kishte hequr helmeten e Policisë. 

Kaq kishte mjaftuar që Slavo menjëherë të interesohej për këtë fjali. Llafi-llafin që thojnë e nxjerr, dhe Slavo përfundoi duke u goditur me Abedinin për 50 thasë speca të cilat Abednini premtoi se do t;ia sjellë ndrrimin tjetër, që i bie të hanen. 

Kësisoj, që prej atij momenti, Slavo dhe Abedini janë shndërruar në shembuj të bashkëjetesës mes Policisë dhe Protestusve serb, pasi që rrinë së bashku dhe kanë shkëmbyer numrat e Viber-it. 

Asnjëri nga ta nuk ka dashur të flas për mediat, duke thënë se këtë do ta bëjnë në një moment të duhur politik e social.

Comments

comments

4 thoughts on “Polici kosovar dhe protestuesi serb bëhen miq, pasi goditen për speca t’ajvarit

  1. Pingback: daneblogger
  2. Pingback: relx

Comments are closed.