Policia kërkon ta arrestojë Alban Skenderajn: Këngët e tija bajate pijaven keq njerëzit


Duket se Policia e Kosovës, Njësia e Foreznikës së Alkoolizuar, kanë një pistë të re hetimi në lidhje me rrahjen e përgjakshme që ndodhi mbrëmë në Beer Fest. Sipas të dhënave që kanë dalë pas intervistimit të personave që janë përfshirë në rrahje, është kuptuar që në fakt rrahja ka ndodhur si pasojë e dehjes së keqe që ka ndodhur gjatë kohës sa ka kënduar Alban Skenderaj në skenë. 

Kësisoj Policia tashmë është duke e kërkuar për ta arrestuar këngëtarin, nën dyshimin se këngët e tija teper bajate të viteve 2003-2005 kanë ndikuar keq në dehjen e njerëzve të pranishëm në koncert. 

Një nga të intervistuarit, që u pa në video, duke e gjuajtur një bure mbi kry një tjetër djali, i ka thënë policisë se ai ka qenë në super disponim deri në momentin kur ja ka nisur të këndojë Alban Skenderaj. 

“Unë krejt trupin birra, ai kari i shqipnisë dule e knojke ‘Me jep nje kafe te lutem nje dopio Express’. A din bre që krejt barku mu ka turbullu edhe tani mu kujtu një femën që e kom pas edhe shumë e kena pas ngu qet kangë, e mu bonen shumë sene, tani i qiva nanen njonit, qaty veç ju kapa kot”, ka thënë njëri nga te inervistuarit. 

Edhe një tjetër i intervistuar ka thënë se Alban Skenderaj ja ka turbullu barkun edhe krytë me këngët e tija të cilat krejt kohën të shtijnë me mendu sene që nuk don mi mendu.


Policia kërkon ta arrestojë Alban Skenderajn: Këngët e tija bajate pijaven keq njerëzit

log in

reset password

Back to
log in