Presidenti Sali Berisha viziton Preshevën


Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vizituar qytetin e shqiptarëve në jug të Serbisë Preshevën, ku ka premtuar se Tirana zyrtare do të loboj për një autonomi të gjerë të Luginës së Preshevës.

Ai gjatë ecjes së gjatë e të lodhshme në Preshevë ku u prit nga mijëra qytetarë të këtij vendi të cilët brohorisnin Sali Berisha, Sali Berisha, ka thënë se Shqipëria nuk do ti harroj ata përsa kohë do të jetë president i Republikës së Shqipërisë.

“U kam dashur kaq shumë, por jo, jo dashuria nuk mjafton. Ne në Shqipëri jemi rritur me Preshevën në zemrat tona. Gjyshi im, po ua them këtu një histori, gjyshi im këndonte këngë me cifteli për Preshevën…”, tha Berisha i emocinuar në sheshin “Marshall Tito” në qendër të Preshevës.

Ai tha se do tu sjellë, libra, vende të reja të punës, ura dhe do të loboj gjithnjë në Bashkimin Evropian që ky vend të mos jetë I harruar.

“E di që ju na doni shumë. Unë këtu nuk kam ardh për ta kërkuar votën tuej, por për të qenë më ju në cdo kohë”, tha presidenti Berisha.

Beogradi zyrtar tha se kjo vizitë është një provokim i radhës.


Presidenti Sali Berisha viziton Preshevën

log in

reset password

Back to
log in