Prindërt e mbështjellin me flamur fëmijën e lindur me 28 nëntor, ai bënë kakin e bënë mut flamurin


Një çift jashtëzakonisht i lezetshëm dhe tepër modern por edhe patriotik, janë bërë sot prindër për herë të parë, duke lindur fëmijën e tyre, në një datë historike. Ata kanë lindur një fëmijë tepër të shëndosh pikërisht me 28 nëntor në orën 20:8 minuta, dhe menjëherë pasi fëmija ka ardhur në jetë, prindërit e kanë mbështjellë atë me flamurin kuq e zi.

Kësisoj ata janë ndjerë tepër krenar dhe menjëherë ia kanë bërë fëmijës normalisht n ja 500 fotografi dhe video, duke i publikuar në rrjete sociale, me qëllimin e vetëm njerëzor, përfitimin e like-ve dhe share-ve.

Por pasi kishin marrë me mijëra like dhe share, prindërit ishin kthyer për ta shikuar fëmijën pas disa orëve, kishin gjetur diçka shokuese. Beba e vockël, pa e ditur se ai është flamuri kuq e zi, e kishte bërë kakin dhe kësisoj kishte bërë mut flamurin.

Prindërit fillimisht janë ndjerë të fyer dhe kanë menduar që ta leçitin fëmijën e tyre, pasi sipas tyre, një fëmijë që nuk e din se çka është flamuri kombëtar qysh në lindje, s’ka çka i duhet Kosovës, Shqiptarisë.

Megjithatë beba pasi e ka kuptuar se e ka dhi punën, ka kërkuar falje dhe ka nisur të këndoj “kuq e zi, o hej o hej”.


Prindërt e mbështjellin me flamur fëmijën e lindur me 28 nëntor, ai bënë kakin e bënë mut flamurin

log in

reset password

Back to
log in