Protesta jep efektin e parë: Roberti fshin postimin e ndarjes, por nuk ka vend për gëzim – protesta vazhdon


Dy orë pasi Kukunews publikoi organizimin e protestës kundër ndarjes së Robert Berishës dhe Nora Istrefit, tenori dhe shkencëtari i fizikës kuantike, Robert Berisha, nuk e ka duruar presionin. 

Me afro 100 mijë reach dhe 4 mijë protestues brenda dy orëve, duket se Roberti ka ndjerë presionin e qytetarëve, por ne si Kukunews duam të ju bëjmë të ditur se protesta nuk anulohet. 

https://www.facebook.com/events/904387783254642/permalink/904526519907435/

Ideatori i protestës, redaktori i lajmeve ndarje-bashkim tek VIP-të vendor, ka thënë se fshirja e postimit nuk do të thot që çifti janë bashkuar. 

“Roberti e ka fshirë postimin por a ja ka rikthyer zemren Nores? Kjo dilemë nuk lë vënd për tu gezuar. Nuk eshte momenti per gezim. Mund të jetë vetëm lojë e tyre që ta nderpresin protestën. Deri sa nuk shohim fotografi me puthje dhe LIVE ne Kukunews, nuk i besojme ri-bashkimit. Protesta do te mbahet me çdo çmim”, ka thënë redaktori i cili ende nuk është dakorduar me cilin emër të prezantohet  në publik. 

Ai ka bërë publike edhe kërkesat e protestës që vijnë si derivat i kërkesave të qytetarëve të Kosovës:

  1. Që Roberti dhe Nora të na bindin se janë bashkuar, duhet ta publikojnë një fotografi duke u puthur me fotografinë nga eventi i protestës, që të dihet koha e realizimit të fotografisë. 
  2. Roberti dhe Nora duhet të dalin LIVE në një konferencë që transmetohet në Kukunews dhe media të tjera, ku tregojnë se janë bashkuar dhe i përgjigjen pyetjeve të publikut. 
  3. Roberti dhe Nora duhet të betohen përjetësisht para qytetarëve të Kosovës që nuk do të ndahen kurrë.

Protesta jep efektin e parë: Roberti fshin postimin e ndarjes, por nuk ka vend për gëzim – protesta vazhdon

log in

reset password

Back to
log in