Putin dhe Nikoliq: Nuk e dinim se ai ishte flamuri i Kosovës


Një ditë pasi në hapjen e Lojërave Olimpike Evropiane që po mbahen në Baku të Azerbajxhanit, ekipi olimpik i Kosovës parakaloj për herë të parë me flamur të Kosovës përkundër kundërshtimit të Serbisë dhe Rusisë, presidentët  e këtyre dy vendeve kanë mohuar këtë parakalim.

Sipas një njoftimi të Presidencës ruse, Vladimir Putin nuk ka qenë i njoftuar me faktin se  reprezentacioni  i Kosovës do të parakaloj zyrtarisht në hapjen e Lojërave Olimpike, ku të pranishëm ishte edhe homologu dhe miku i tij, Tomislav Nikoliq, president i Serbisë.

“Rusia ka qenë e bindur që Komiteti Olimipik nuk do të pranoj që Kosova të parakaloj zyrtarisht në këto lojëra, prandaj e kemi marrë këtë punë si të kryer. Duke qenë se presidenti Putin nuk e njeh flamurin e Kosovës, parakalimi i tij ka kaluar pa e vërejtur ne”, thuhet në njoftimin e zyrës së Putin.

Në të kundërtën sipas këtij njoftimi, presidenti rus, Putin në momentin  e parakalimit do të fishkëllente dhe do ta lëshonte stadiumin.

“Fakti se Kosova ka parakaluar me flamur në hapjen e Lojërave Olimpike Evropiane është marrë vesh tek pas publikimit të disa lajmeve në mediat perëndimore. Ne kemi dërguar një letër organizatorëve ku ia bëjmë të ditur se Rusia nuk e njeh këtë parakalim të Kosovës në Baku dhe që Serbisë duhet kërkuar falje për këtë”, thuhet në këtë njoftim.

baku2

Ndërsa presidenti serb, Nikoliq ka thënë se ky parakalim i Kosovës me flamur në Lojërat Olimpike Evropiane është një parakalim ilegal që Serbia nuk e njeh si parakalim zyrtar.

“Kërkojmë nga organizatorët që së paku ta heqin këtë parakalim nga videoja e hapjes që është publikuar në Youtube. Sepse ky parakalim është një provokim i rëndë për Serbinë”, ka thënë Nikoliq.

Sipas tij, kur Kosova ka parakaluar në Baku ai nuk e ka pasur mendjen tek flamuri i Kosovës dhe nuk e ka veneruar.

“Isha i fokusuar tek ajo vajza e cila kishte një si kupë të varur në qafën e saj ndërsa flamuri me disa yje mu duk si flamur i Bosnjës dhe të them të drejtën kam qeshur paksa sepse e dija që ai nuk është flamuri i njëjtë”, tha Nikoliq.

Sipas tij, Serbisë duhet t’i jepen tri medalje për këtë provokim në Lojërat Olimpike të Evropës.


Putin dhe Nikoliq: Nuk e dinim se ai ishte flamuri i Kosovës

log in

reset password

Back to
log in