Putin: Murrki që ma dha Vuçiqi po kupton vetëm fjalën shqipe “qyp”


Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i cili në vizitën e tij në Beograd mori nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, një qen të racës së Sharrit, që është raca më e pastër e qenëve në botë.

Siç edhe e dimë të gjithë, qeni i Sharrit është racë shqiptare andaj edhe shumica e tyre dijnë vetëm gjuhën shqipe dhe pak janë ata që dijnë edhe gjuhë të tjera, për komanda.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Putinit, i cili ka thënë se ka tentuar disa herë që ti flasë qenit në gjuhën ruse, gjithashtu edhe në gjuhën serbe, por qeni nuk ka kuptuar asnjë komandë.

“Dikush në staf në Kremlin më tha që të provojmë në gjuhën shqipe dhe pasi konsultuam fjalorin e gjuhës së qenëve, pam se komanda më e njohur në gjuhën shqipe është fjala ‘qyp’”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga vet Putini.

Sipas tij, qeni deri më tash është treguar goxha kokëfortë dhe ka arritur që të mirë ambientohet në Moskë, por edhe brenda Kremlinit dhe se shumë shpejt pritet që të mësojë edhe gjuhën ruse dhe atë frënge.


Putin: Murrki që ma dha Vuçiqi po kupton vetëm fjalën shqipe “qyp”

log in

reset password

Back to
log in