Qeveria: Nëse rrini në Kosovë, zhvishemi nudo


Pas lajmeve alarmuese për ikjen nga Kosova të shumë qytetarëve të saj, Qeveria e Kosovës, ka menduar se mund të ketë edhe mënyra të tjera përvec premtimeve së në Kosovë do të bëhet më mirë, të nxiten qytetarët të rrinë në Kosovë.
Përmes një njoftimi është bërë i ditur qëndrimi i anëtarëve të kabinetit qeveritar se të gjithë ministrat dhe kryeministri do të zhvishen nudo për një ditë të tërë nëse qytetarët vendosin të rrinë në Kosovë. “Kemi menduar për një program më të pasur premtimesh”, u tha.

“Ne e dimë që është situatë e rënd, por kosovarët kanë kaluar edhe kohë më të vështira dhe ne mendojmë se ata ende mund të përballojnë situata. E sidomos në këto kohë kur Kosova ka hyrë në një rrugë pa kthim…”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit apelohet të mos shkohet, por të rrihet.

 

Stacioni i Autobusëve i Prishtinës, ndërkaq ka bërë të ditur se të gjitha biletat, e dhjetëra autobusëve që shkojnë, për në Beograd janë shitur pasi qytetarët duan ta shohin shfaqjen “Më mirë në Hungari”.
Drejtori artistik i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, bëri të ditur se edhe “Udhëtimi për merdare”, do të shfaqet në perona të ndryshëm për shkak të kërkesave të mëdha nga publiku.

 


Qeveria: Nëse rrini në Kosovë, zhvishemi nudo

log in

reset password

Back to
log in