Qindra gishtrinj gjenden nëpër shesh pas motit të ftohtë


Gishtrinj të vegjël e të medhënj, të mesit dhe aso të fitores, të moshave të ndryshme janë gjetur nëpër sheshet e Prishtinës.

Sipas raportimeve të para, gishtat gjenden gjithandej nëpër shesh dhe dyshohet se u kanë rënë qytetarëve të cilët ishin duke ecur nëpër shesh dhe nga ngricat, apo temperaturat super të ulëta në minus që kanë mbizotëruar gjatë natës së sontme.

Policia e Kosovës bënë thirrje që të gjithë qytetarët të cilët kanë mungesë të gishtave, luten që të shkojnë në Polici ose të dalin nëpër shesh nëse e gjejnë aty.

“E dijmë që nga ngricat mund të ju kenë rënë gishtat dhe nuk e keni kuptuar prej të ftohtit luteni të vini ti merrni”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Qindra gishtrinj gjenden nëpër shesh pas motit të ftohtë

log in

reset password

Back to
log in