Ramiz Lladrovci përmallohet në Drenas: Më kishte marr malli për bagla


Diplomati i cili ka vendosur që ta sakrifikojë vetën duke e lënë Tiranën për t’u kthyer në Drenas si shpëtimtar i këtij qyteti historik, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Kukunews.

Ramiz Lladrovci, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë, për kryetar të Drenasit, në takimin konsultativ me çobanet e kësaj komune, foli për rëndësinë e lopëve, rolin e pazëvendësueshëm për zhvillimin e vendit si dhe përkushtimin e tij që lopët ta kenë vendin meritor brenda aktiviteteve të pushtetit lokal.

“Të them të drejtën, më kishte marrë malli për bagla. Lopët janë e tashmja dhe ardhmja jonë. Shteti ynë është fryt i tamlit dhe mishit të lopës. Kemi obligim që lopët ti trajtojmë siç e meritojnë, si bazë e fuqishme e zhvillimit tonë në komunë dhe në nivel vendi”, theksoi Ramiz Lladrovci.

Në takimin konsultativ, u diskutua për hapjen e sa më shumë fermave, dhe  kullotave të ndryshme në Drenas, pajisjen e ahrave me kabinete, kuadrin e çobaneve si dhe lopët e profilizuar për nevojat e ekonomisë.

“Bagla i bën njerëzit të lirë”,  theksoi Ramiz Lladrovci, dhe shtoi se investimi në amel është thelbësor për zhvillimin e gjithanshëm dhe të sigurt të vendit tonë.


Ramiz Lladrovci përmallohet në Drenas: Më kishte marr malli për bagla

log in

reset password

Back to
log in