Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj regjistrojnë masterin në Filozofi


Vakumi akademik që është krijuar qysh prej shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, dhe koalicioni opozitar i krijuar nga tre lider me pikëpamje pakëz të ndryshme sa i përket nacionalizmit, haraqit dhe korrupsionit, ka bërë që dy liderët opozitar të përgaditen për Qeveri.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA-s Fatmir Limaj, të ndikuar nga ideologjia filozofike e liderit tjetër Albin Kurti nga VETËVENDOSJE, kanë vendosur që t’i hyjnë rrugës akademike. Sipas një njoftimi të Opozitës së Bashkuara, Haradinaj dhe Limaj kanë regjistruan masterin në Fakultetin Filozofik.

“Pas shumë takimeve që kanë pasur liderët tanë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Albin Kurti dhe nganjëherë për shkak të pozitës Visar Ymeri, është krijuar një atmosferë mos kuptuese mes tyre për shkak se gjuha e Kurtit është shumë filozofike ndërsa Limaj dhe Haradinaj i bijnë pak ma trup”, thuhet në komunikatën e Opozitës së Bashkuar.

Sipas kësaj komunikate, Haradinaj dhe Limaj tashmë kanë filluar studimet post diplomike në Filozofi dhe pritet që të masterizojnë mbi temën “Teoria e Albinit mbi Praktikën”.

Kukunews merr vesh se Haradinaj dhe Limaj janë dashur të intervenojnë tek Bujar Dugoli për t’i regjistruar në Fakultetin Filozofik.

“Përkundër mungesës së njohurive bazike në fushën e filozofisë, Haradinaj dhe Limaj kanë shprehur interesim të thellë për filozofinë sidomos për të majtën e Marksit dhe Karlit. Sepse mbi të gjitha, ata kanë forcën e argumentit ndërsa pozita argumentin e forcës”, ka thënë Donika Vaska-Bujupi.

Haradinaj dhe Limaj janë regjistruar me korrespodencë dhe pritet shumë shpejt të hynë në provimet e para te Astrit Salihu. Boll e rëndë.


Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj regjistrojnë masterin në Filozofi

log in

reset password

Back to
log in