Ramushi i përgigjet agjentit të Rita Orës: Me Kanun baba vendos për qiken


Kryeminsitri Ramush Haradinaj i është përgjigjur agjentit të Rita Orës, Sol Parker nga “Coda Agency” i cili  sipas disa të dhënave të Organizatës së Veterenavë të Luftës njihet si një pro serb i vërtetë.

Sol Parker ka thënë të premtën në mbrëmje se nuk është e vërtetë dhe se nuk ka ndonjë konfirmim që Rita Ora do të mbajë koncert për të nderuar ditën e 17 shkurtit për nder të 10 vjetorit të Pavarësië.

“Look Rita is going to make a comercial in Japan and maybe in Tokio havin some fun, so im not sure about Kosovo, conert, Prishtina shit hole country”, ka thënë agjenti.

Edhe pse të gjitha institucionet e vendit, madje që drejtohen nga dy njerëzit më të rëndësishëm në historinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaci kishin konfirmuar këto ditë se Rita Ora, bija e Kosovës që po bënë bujën nëpër botë do të performonte në Kosovë.

“Ne kemi folur me baben e Ritës edhe ai vet na e ka dhënë besën se do të vijë për me festu për Pavarësi. Bile ai baba i Ritës na ka thonë “cka është kjo pyetje” kur e kemi pyetur se a mundet qika jote me ardh me na e bo një të mirë për shtetin”, ka thënë këshilltari për Kanun dhe Kushtetutë, i kryeministrit.

E përderisa presidenti ka heshtur, i zëshëm në këto orë të vona ka qenë kryeminsitri Ramush Haradinaj. I njohur si z.Kanun ose në popull si z.Muu, Haradinaj ka thënë se nuk do të flas shumë për këtë por ka një porosi.

“O Sol Parker, me Kanun për qiken nuk vetet agjenti por baba. Kur osht puna për Kosovë, bijnë poshte ato reklama japoneze, thërret vendi, kështu që rri qaty e puno për bijen tonë e mos na u përzij në shtet tonin”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kanunit, Ramush Haradinaj./Insajderi.com

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
1
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
2
Oh Bre

Ramushi i përgigjet agjentit të Rita Orës: Me Kanun baba vendos për qiken

log in

reset password

Back to
log in