Ramushi takon gabimisht Feron – Qeveria e ngatërroi me Butën


Gang Gang. Fero, reperi simpatik i cili edhe pse Mozzik e kishte ndihmuar të kishte sukses në karrierë nuk e ndoqi atë dhe vëllain Getinjon kur dolën nga “On Records”, ka shkuar gabimisht në Zyrën e Kryeministrit për ta takuar Ramush Haradinaj.

Kukuneës merr vesh se Kryeministri Ramush Haradinaj u kishte kërkuar Zyrës së Tij që ta thirrnin në takim reperin tjetër Buta, porse ngjajshëmria e Feros me stilin e Butës, ka bërë që atyre tu doket se është ai Buta.

Kësisoj këshilltarët së bashku me krejt Qeverinë, e kishin thirrur në takim gabimisht Feron. Krejt kjo ishte marrë vesh kur Fero po priste tek dera e Qeverisë që me ardh me marr dikush.

“Kur Pal Lekaj kishte dalë në holl të Qeverisë për ta marrë Butën, ai i kishte thënë Feros, hajde But ardhsh si vera se kryeminsitri po të pret nalt. Në ato momente Fero ishte nervozuar duke thënë se nuk jam Buta por jam Fero Ales Baba”, rrëfen burimi ynë.

Por Pal Lekaj duke menduar se të gjithë janë njejtë, dhe duke menduar se Buta e ka edhe një emër tjetër Fero, i kishte thënë “okej FeroButa hajde ma shpejt se skem vakt, a e din sa pevaqi osht tu prit”.

Dhe kësisoj Fero duke mos dashur ta humbë këtë mundësi të artë që të takoj Ramush Haradinajn,, kishte shkuar në takim. Aty Ramushi iu kishte drejtuar krejt kohën si Buta, duke i thënë se “shumë i ka pëlqyer ajo kanga Hashish Thaci yoo”.

Por Fero si diplomat krejt kohën ishte përkujdesur që të mos ia kthej fjalën kryeminsitrit duke iu penguar gjithmonë fjala tek “a pe din qysh, bich a pe din qysh”. Ndërsa Buta i nervozuar me këtë ngatërresë ka refuzuar që ta takojë kryeminsitrin.

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
1
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
6
Oh Bre

Ramushi takon gabimisht Feron – Qeveria e ngatërroi me Butën

log in

reset password

Back to
log in