Ramushi takon Getin – idhnohen Agon Amiga dhe Cozmani 


Në vazhdën e takimeve jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme të kyeminsitrit Ramush Haradinaj me figura të larta të kombit shqiptar, vjen edhe takimi me reperin i cili e ka mujt e ka kput edhe Mc Beken dhe Etno Engjujt, Getoar Selimi – Geto cheesy.

Në këtë takim sipas një njoftimi për media, është diskutuar për raportin e shpenzimeve të pjesës së dytë të vitit 2017, strategjia aftatmesme e thithjeve të investimeve, demarkacioni dhe mundësia që Geti të kontribuoj për liberalizim më të shpejt të vizave.

“Haradinaj dhe Geti janë takuar në një takim miqësor ku kanë folur për shumë suksese të ndryshme. Kanë ndarë eksperiencat e tyre, Ramushi ka tregu sesa dinamik ka qenë këto muaj si kryeministër duke i treguar edhe sesi i ka qit do sene në vi edhe u ballafaqu me do baraba”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në takim ka folur edhe vet Geti i cili fillimisht ka kërkuar falje që nuk ka mundur të jetë më herët në zyrën e kryeminsitrit. Më pas i ka treguar për sezonën e vet gjatë verës duke i thënë se sivjet ka pas rënie pak te interesimi i shacave.

“Më pas kanë ardhur tek tema qendrore e takimit, që ka qenë edhe kërkesa që kënga “High” të vazhdojë me episodet e reja. Kryeminsitri ka marrë vendim që Qeveria të financoj vazhdimin e këngës High deri në 15 këngë dhe më pas kqyrim”, ka thënë Zyra e Kryeminsitrit.

Por ajo që ende mbetet top lajm është se në këtë takim kishte pasur të merrte pjesë edhe Agon Amiga, Skivi dhe Cozman.

Sipas disa mesazheve që kemi marrë del se menaxheri i tyre i ka shkruar Getit sesi vetëm ai e ka caktuar datën e takimit edhe me Majkin e këta tjerët po i lënë jashtë.

“Nuk është fer me shku aty si babikë mu fry kishe jam taku me Rambon e Cozmanin, Skivin dhe Agon Amigen mos mi marr me veti. Geti nuk osht baba, në Babastars ka ide jo bab”, ka thënë menaxheri i tyre.

Kukuneës e dënon ashpër vendimin autoritar të Getit duke bërë thirrje për qetësim të gjakrave me qëllim ruajtjen e unitetit në Babastars.

 

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
3
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
7
Oh Bre

Ramushi takon Getin – idhnohen Agon Amiga dhe Cozmani 

log in

reset password

Back to
log in