Reagon Edi Rama: Visar Ymeri dëshiron të më zë vendin


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur tendencioze.

Sipas Ramës,Ymeri ashiqare ka tendenca të bëhet kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Kosovës, pasi sipas tij, kryeministCr i Kosovës pritet të bëhet vetëm Albin Kurti.

“E lexova statusin e Visar Ymerit dhe i them se këtu kur nuk ka mundur Sala të më pengoj të bëhem kryeministër, ti je tepër larg”, ka shkruar Rama në Linkendin.

Sipas Ramës, Ymeri mendon se mëqense është i gjatë sikur unë dhe nuk ka flokë ashtu siç nuk kam unë, mund të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

Në anën tjetër Visar Ymeri në profilin e tij në Facebook, ka uruar vetëm Shqipërinë.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, ka shkruar Ymeri.


Reagon Edi Rama: Visar Ymeri dëshiron të më zë vendin

log in

reset password

Back to
log in