fbpx

Reagon hoxha: Nuk jam këshilltar i Konjufcës, veç po e mësoj me lexu Kuranin me kurs intensiv


Disa minuta pas publikimit të lajmit se hoxha i nderuar Drilon Gashi është punësuar si këshilltar i Glauk Konjufcës në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, ka reaguar duke e demantuar lajmin. 

“Lajmi i publikuar nga mediat në shërbim të shejtanit janë të pavërteta. Allahun e kam dëshmitar. Unë të dashur qytetar nuk jam punësuar si këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, por vetëm jam duke e mësuar në kurs intensiv që të mësohet ta lexojë Kuranin në Arabisht”.

Gash Drilon Hoxha

Ai ka sqaruar se kursin është duke e mbajtur pa pagesë sepse nuk dëshiron të përfitoj për një punë që Allahu ua ka qit detyrë krejtve: me mësu me lexu Kuranin, arabisht. 

Konjufca mësohet se është në shkallën fillestare të leximit të Kuranit ku ka mësuar disa shkornja dhe fjalë arabisht. Allahu e ndihmoftë. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg