fbpx

Kukunews

The first satirical online media in the Albanian language

Richard Grenell publikon një foto ku prezanton vetën si ushtar të UÇK-së

1 min read

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, dhe i dërguari i posaqëm i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, që tashmë është analist amerikan i ngjarjeve në Kosovë, ka publikuar një tëeet për nder të Epopejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe ka bërë publike një fakt që askush nuk e dinte. Richard Grenell ka qenë edhe ushtar amerikan në UÇK. 

“Sot në këtë ditë kur kujtohet rënia heroike e Familjes Jasharaj në Prekaz, dhe sulmet makabre të policisë serbe, dua të ju njoftoj me një fakt që asnjëherë se kam bërë publik sepse skam dashur që të mburrem ose ta përdori luftën për të arritur suksese në skenën politike, siç kanë bërë shumë bashkëluftëtar të mi”, shkruan Grenell. 

Më më pas ai shtuar se ai ka qenë ushtar i batalionit “USA-UÇK” që ka luftuar në Zonën Operative të Malishevës. 

“Sot në këtë ditë, e kujtoj me mall komandandin tim, Komandant Çelikun”, ka shkruar Grenell. 

RESPEKT.

Comments

comments

1 thought on “Richard Grenell publikon një foto ku prezanton vetën si ushtar të UÇK-së

  1. Pingback: keto diet seizures

Comments are closed.