Rita Ora vjen në Kosovë, por jo në Prishtinë: Koncerti mbahet në livadhet e Hajvalisë


Pas raportimeve të disa mediave dashakeqe që me cdo kusht dëshirojnë ta qesin poshtë Kosovën dhe Pavarësinë e Kosovës, se kinse këngëtarja Rita Ora nuk e paska konfirmuar koncertin me 17 shkurt për hirë të Pavarësisë, ka ardhur reagimi i vet këngëtares.

Ajo ka thënë se lajmi që do të vijë në Kosovë është plotësisht i vërtetë, por jo që do të vijë në koncert në Prishtinë por diku tjetër.

“Është e vërtetë që do të vijë me 17 shkurt në koncert, por nuk është e vërtetë që koncerti do të mbahet në Prishtinë. Koncerti do të mbahet në qendrën e kulturës, Hajvali, aty ku jeton njeriu kryesor që ma ka sjellë në Kosovë, zotëri Behgjet Pacolli”, ka thënë Rita Ora.

Kukuneës merr vesh se koncerti i Rita Orës do të mbahet në vendin e njejtë ku është mbajtur koncerti i Labinot Tahiri për nder të ditëlindjes së Behgjet Pacollit, diku në arat e Hajvalisë.

“Që prej kohës kur e kam parë koncertin e Labinot Tahirit në livadhet e Hajvalisë kam menduar: O zot a është e mundur që ndonjëherë të mbajë koncert aty. Është thjesht vend i mrekullueshëm. Tash që ëndërra po bëhet realitet, për mua është gjithcka e kompletuar”, ka thënë Rita Ora.

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
1
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
3
Oh Bre

Rita Ora vjen në Kosovë, por jo në Prishtinë: Koncerti mbahet në livadhet e Hajvalisë

log in

reset password

Back to
log in