Robert Berisha merr edhe një vendim tragjik, aderon në NISMA


Duket se ndarja me Nora Istrefin e ka futur Robert Berishën në një proces haluciacional dhe tejet deluzional, tenorin dhe akademikun e shkencave të aplikuara me hobi sintin, Robert Berishën. Pikërisht në kohën kur ka bërë publike ndarjen, gjë që ka ngjallur reagime të ashpëra nga instucionet vendore e ndërkombëtare deri tek ai qytetar, ku edhe është organizuar një protestë. 

Sonte në mbrëmje, Robert Berisha ka marrë një vendim që mesa duket nuk e ka marrë në një gjendje të mirë nervore, pasi ka vendosur të aderojë në NISMA për Kosovën. 

“Pas ndarjes duhet nisur një jetë e re. Duhet një NISMë e re. Ashtu sikurse mua edhe Kosovës i duhet një nismë e re. NISMA jemi ne, por kur nisemi kush e di?”, ka shkruar Robert Berisha në profilin e tij Linkedin. 

Më pas ai ka deklaruar se nuk i është bashkuar partisë NISMA për të marrë ndonjë pozitë, por dëshiron ta ofrojë vetën dhe kapacitetin e tij intelektual për vendin. 

“Gjatë bisedave të ndryshme që kam pasur nëpër kafiqe dhe beer-festa me Endrit ministrin e NISMA-s, gjithmonë jemi pajtuar për konceptin tejet të avanzuar të partisë për qeverisje. Si një intelektual me kapacitet akademik, mendoj se vetëm ky subjekt mund ta kuptojë dijen time dhe ta thithë atë për të mirën e popullit”, ka thënë Berisha. 

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s në anën tjetër e ka mirëpritur aderimin e Robert Berishës, teksa i ka premtuar publikisht se nuk do të lejojë asnëjherë Altuna Sejdiun TUNA, armiken e përbetuar të Robert Berishës, që të aderojë në këtë parti. 

Shpresojmë që nesër kur të zgjohet nga gjumi të mos e përjetojë shokimin e njejtë sikurse Behgjet Pacolli.


Robert Berisha merr edhe një vendim tragjik, aderon në NISMA

log in

reset password

Back to
log in