fbpx

Rron Gjinovci i kundërpërgjigjet Ridvan Berishës: Pasha Kuranin e du Albinin


Gazetari Ridvan Berisha është përplasur ashpër në një lidhje direkte me kreun e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.

Berisha ka thënë se e do Kadri Veselin “me loçkë e me shpirt”, ndërsa Hoxha duke qeshur i tha se këtë nuk e kishte pranuar më parë duke e quajtuar “ekskluzive” deklaratën e Berishës.“Unë sot nuk jam në ekran të RTK por RTK-ja edhe pa mua sot ka ngjyra, ka pluralizëm. Unë skam qenë asnjëherë drejtor gjeneral i RTK-së, nuk kam asnjë arsye ta mbajë avokatinë e tyre. Unë po ta them që me loçkë e shpirt e du, sa me e ditë i, Kadri Veselin”, tha Berisha.

“Eksluzive kjo, për herë të parë e tha”, ka shtuar Hoxha. “O me shpirt e du Kadri Veselin o bablok, se ti vec këtë gjuhë e kupton. Ti me më shit mend mu për demokraci është si me i shit mend Enver Hoxhës në kohën kur intimidimi i lirisë së shprehje ka qenë doktrinë e sistemit”, i është përgjigjur Berisha. 

Menjëherë sot, në anën tjetër ka reaguar analisti Rron Gjinovci, i cili tha se Ridvan Berisha nuk e di as sesi të sillet dhe të shprehë dashurinë ndaj liderit. Ai ka thënë se nuk i besohet një njeri që nuk bon be në Kuran. 

“Nëse e don përnjëmend liderin, atëherë duhesh me bo be në Kuran. Qe psh unë e thom haptas: Pasha Kuranin e du Albinin”, ka shkruar në një letër Rroni teksa ka pozuar me të dhe më pas e ka publikuar në rrjete sociale. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg