Sabrie Kamberi propozohet për Presidente


Duket sikur Kosova do të vazhdoj të udhëhiqet nga një presidente tjetër femër, gjithashtu njejtë sikur presidentja Atifete Jahjaga.

Megjithatë jo vetëm fakti që është femër por edhe një tjetër fakt do të jetë i ngjajshëm me presidententen e tanishme.

Burime të Kukunews bëjnë të ditura se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka propozuar që pas Atifete Jahjagës për postin e presidentes të propozohet edhe një tjetër police.

“Bëhet fjalë për policen dhe ish zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi e cila për shumë parti politike, gazetar, shoqëri civile por edhe për popullatën e pafajshme është faktor uniteti”, tha burimi jonë i afërt me Ambasadorin e Amerikës në Kosovë.

Sipas skenarit, pritet që fillimisht Thaçi të dështoj të zgjidhet president, vendi të shkoj në krizë të thellë politike dhe më pas Sabria do të dalë nga Stacioni i Policisë direkt në Zyrën e Presidentës së Kosovës.

Skenari gjithashtu parasheh se sipas përvojes me Jahjagën gratë në Polici janë të forta për këtë post dhe se mund të punojnë në çfarëdo presioni dhe pune në grup.

Kukunews e mbështetë këtë propozim dhe i jep votën PRO.


Sabrie Kamberi propozohet për Presidente

log in

reset password

Back to
log in