“Se hetuam që mungonte djali, ja futem gjum si u kthym prej Gërmisë”


Pas raportimit të Kukunews, se janë gjetur katër fëmijë të harruar dje në Parkun e Gërmisë, gjatë festës së Madhërishme të 1 Majit, dhe shpërndarjes së lajmit që u dha nga Policia e Kosovës, është lajmëruar prindi i parë.

Ai në një intervistë për Kukunews, para se të shkonte në Polici, i tha gazetarëve se i vjen keq që e ka harruar fëmijën e tij në Gërmi dhe se ndihet në faj dhe një prind jo i mirë.

“I kërkoj falje të gjithë popullatës së Kosovës për këtë ndodhi aspak e hijshme për një prind si unë që jam i njohur si shumë i përkushtuar. Por do ju tregoj se si ka ndodhur”, ka filluar rrëfimin e tij, prindi i cili ka dashur të mbetet anonim.

Ai na ka treguar neve sesi dje ka fundi i ditës, janë mbledhur e gjithë familja që kanë qenë në numër të madh, dhe kanë qenë me dy kombi dhe tri kerre në Gërmi.

“Unë me tre vllazen edhe dy motra me dhandur e me kallabllak fëmijë kalum shumë mirë festën e 1 Majit, edhe ka fundi, djali i vogël i jemi, mtha bab na ka hup topi. I thash a e din ku tka hup? Tha po bobi e di. Thash hajt gutu shko gjeje edhe hajde nisu drejt te kombi. Tani u pshtjellen punët me do saça edhe u nisa, tybe ai ka ardh se kurr ska ndodhë me hup”, thotë prindi.

“Tani si mrritem në shpi, me menzi u rahatum me sene e me do bërllog edhe meniher tybe ja kom fut gjum. Edhe gruja jeme ma vonë, ama se kena mendu që tybe su ardh djali i bobit. Sot në mëngjes e qela Facebook-un edhe pe shoh lajmin në Kukunews, niher mu kesh, thash uuuu kqyre sa budalla…”, vazhdon rrëfimin prindi i penduar që harroi fëmijën në Gërmi.

Më pas ai tregoi sesi u zgjua dhe e pijti kafen me gruan dhe duke folur për lajmin e Kukunews, i kishte thënë gruas se a janë fëmija OK.

“Tu fol me grun për këtë lajmin e juj, i thash: shyqyr që na sjemi qesi prind që i harrojmë fëmijët, edhe ajo ma boni: po valla jena knaq prom. Tani thash hajt ti qoj fëmijët se patem me shku te miqt e te dajt e tyne, edhe kur shkoj në dhomë, e shoh që djali i vogël nuk është. Thash hajt se u qu, nashta ka dalë me bo naj punë në oborr, thirr anej thirr knej, kërkah, kur ma ka rrok: more mos e kena harru djali në Gërmi?????”, rrëfen mëngjesin shokues, prindi që ka harruar djalin në Gërmi.

“Tani e pash që pernime e kena harru, dy kamt mu kputen edhe ju shkrova meniher. Falemnderit Kukuneës që ma gjetët djalin”, ka përfunduar prindi.


“Se hetuam që mungonte djali, ja futem gjum si u kthym prej Gërmisë”

log in

reset password

Back to
log in