Seanca e divorcit mes Robertit dhe Norës caktohet 6 tetori, data e zgjedhjeve



Të votojmë për të zgjedhur qeverisjen e 4 viteve të ardhshme, apo të protestojmë para Gjykatës që të mos lejojmë divorcin mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit? Kjo është çështja!!!

Me këtë dilemë hamletiane, do të ballafaqohen qytetarët e Kosovës me 6 tetor, pasi të njejtën ditë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur 6 tetorin si datë të zgjedhjeve, edhe Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur 6 tetorin si datën kur do të mbahet senaca e divorcit mes çitit Robert Berisha dhe Nora Istrefi. 

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore përmes një konference për media, por ka mohuar se data e seancës së divorcit ka të bëjë diçka me zgjedhjet. 

“është një koiçidencë e rastësishme, por ja që me 6 tetor do të ndodhin dy ngjarje historike”, thuhet në fund të komunikatës së Gjykatës Themelore të Prishtinës. 

https://www.facebook.com/events/904387783254642/permalink/904526519907435/

Në ndërkohë, qytetarët tashmë kanë shprehur kundërshtimin e tyre kundër divorcit të çiftit duke bërë thirrje Gjykatës që të mos lejojë ndarjen e Robertit dhe Norës, pasi që është nevojë kruciale e zhvillimit të familjes në Kosovë. Për këtë arsye, Kukunews, si zëri i popullit, ka organizuar një protestë masive kundër ndarjes së Robertit dhe Norës dhe problemeve tjera. 

https://www.facebook.com/events/904387783254642/permalink/904488119911275/

Në ndërkohë, kanë reaguar edhe institucionet e ndryshme të Kosovës dhe Ambasadat e huaja në Kosovë. 


Seanca e divorcit mes Robertit dhe Norës caktohet 6 tetori, data e zgjedhjeve

log in

reset password

Back to
log in