Sellma hap sallonin “Lepotica” në Veri të Mitrovicës


Grimerja e njohur deri tash në anën shqiptare, Sellma Kosumoviq, ka bërë një hap të radhës në zgjerimin e rrjetit të salloneve të bukurisë. Pas sallonit madhështor në Prishtinë, Sellma tashmë ka hapur edhe sallonin më të madh në rajon të quajtur “Lepotica”.

Salloni i bukurisë do të hapet së shpejti posa të arrihet marrëveshja finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritet që të punësoj mbi 200 grimere shqiptare dhe serbe.

Sellma në një intervistë për Radion “Kosova e Lirë” ka thënë se ideja për hapjen e këtij salloni ka ardhur shumë thjesht.

“Pasi e bëra një koment tek vajza e Arkanit, e pash që tek shqiptarët nuk ka më punë sepse mu gjujten krejt, kështu që thash pse mos ta bëjë një lëvizje biznesi, dhe ta hapi në veri”, ka thënë Sellma në emisionin “Frymë Lirie” në Radion Kosova e Lirë.

Ende nuk dihet se cila është mundësia që Sellma të hapë edhe një sallon bukurie në Beograd, por mendimet janë andej.


Sellma hap sallonin “Lepotica” në Veri të Mitrovicës

log in

reset password

Back to
log in