Shaci detyrohet ta ndërpres pushimin pasi shefi gjerman e lut: Zurück bitte, wir kapitulieren


Një bashkatdhetar që jeton në Munchen të Gjermanisë, por që ka ardhur për të kaluar pushimet e verës në Kosovë, është detyruar ta ndërpresë pushimin pas lutjeve të mëdha që ia ka bërë shefi gjerman.

Siç dihet botërisht, shefat gjerman i kanë pikë të dobët punëtorët nga Kosova, pasi që të gjithë e dimë historinë sesi shefat ja lënë edhe kerrin e banesën punëtorëve shqiptar.

Fillimisht shefi gjerman, Johanson Muller, i kishte shkruar një email mërgimtarit nga Kosova me një subject “Zurück bitte, wir kapitulieren” që në shqip i bie “Kthehu të lutëm, sepse po kapitullojme”. Por mërgimtari si shqiptar që nuk e njeh gmailin si formë komunikimi, nuk e kishte lexuar. Ndërsa shefi gjerman duke mos dashur që ta pengojë në pushim punëtorin e tij të preferuar, më pas i kishte shkruar një mesazh në Viber por për shkak se shaci në Kosovë nuk ka internet se është me numër të gjermanisë nuk e kishte lexuar deri dje. 

Në mesazh, shefi kishte shkruar një porosi prekëse.
“Mein Lieblingsarbeiter, bitte gehen Sie früher wieder zur Arbeit, weil die Krippe kapituliert. Um dreimal am Tag zu bezahlen, komm einfach zurück, weil ich ohne dich leben kann.”, thuhet në mesazhin që ne e kemi parë. 

Për ju që nuk e dini gjermanishten mesazhi në përkthim i bjen: “Punetori im i preferuar, te lutem kthehu ne pune me heret sepse baushtella po kapitullon. Ta paguj tre fish diten vec kthehu se spo kem te gjalle pa ty.”

Me të marrë këtë mesazh, mërgimtari ishte paketuar menjëherë madje duke e lënë edhe një darsem pa shkuar, dhe është nisur për Gjermani. Ja pra, ky është një shembull perfekt i marëdhënies punëtor shqiptar – shef gjerman. 


Shaci detyrohet ta ndërpres pushimin pasi shefi gjerman e lut: Zurück bitte, wir kapitulieren

log in

reset password

Back to
log in