Shazam dështon t’i dallojë këngët e Butrint Imerit – u kërkon falje fansave


Një 15 vjeçare, fanse e flaktë e këngëtarit me famë botërore, Butrint Imeri, ka zbuluar një detaj që e ka bërë horë krejt menaxhmentin e aplikacionit të identifikimit të këngëve “Shazam”. 

“Mas shumë vitesh, të shpisë me lan me shku në koncert te Butrinti loqka jem, edhe thash hajt ti kqyri cilat kangë po i knon, edhe qysh me i rujt, pos me shazam. Kur Butrinti loqka jem, e knojke “hajt hajt” Shazami ma qitke kangen “kush”. Tani kur e knojke “Alea” ma qitke apet “kush”. Krejt kangt ndryshe, a Shazami veç njo ma qitke. Kuku mka çmend”, rrëfen 15 vjeçarja e cila e ka tatto në zemër fytyrën e Butrintit. 

Por si një Butrinors ajo nuk kishte dhënë dorëheqje nga kjo tragjedi. Kishte vendosur që të ju shkruaj ekipit të Shazamit. 

“Qaq shumë u bona nervoz, sa vec ja kom shkrujt, WTF osht ky app që asnjë kangë se dallon?”, tregon butrnorsja. 

Nuk ka vonuar shumë dhe menaxhmenti i Shazam ka mbajtur mbledhje për këtë gjë dhe ka dërguar një komunikatë për media ku e pranon se aplikacioni i tyre ka dështuar që të identifikojë këngët e Butrint Imerit. 

“Për shkak të thellësisë dhe detajeve të rafinuara të muzikës dhe zërit krejtësisht origjinal dhe të njejtë në secilën këngë, aplikacioni jonë nuk është aq i përsorur që të dallojë këngët e Butrint Imerit. Ne ju kërkojmë falje fansave të tij, dhe u themi se shumë shpejt do të punojmë në një detaj që mund të zbërthej edhe këngët e Butrinitit”, thuhet në komunikatën për media të menaxhmentit të Shazam. 

Në ndërkohë fansat e Butrintit kanë filluar me të madhe ta fshijnë aplikacionin nga telefonët e tyre. Deri më tani mbi 15 milion fansa e kanë fshirë këtë aplikacion, duke i shkaktuar humbje mbi 50 milionë në javë, kompanisë “Shazam”.


Shazam dështon t’i dallojë këngët e Butrint Imerit – u kërkon falje fansave

log in

reset password

Back to
log in