fbpx

SHBA-ja ia ndalon hyrjen në Amerikë edhe fëmijëve të Berishës, Shkëlzenit, Argites dhe Lulzim Bashës


Vendimi i papritur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shpallin person të korruptuar ikonën e pavdekshme të shqiptarisë, Sali Berisha, ka ardhur si një bombë për mendjen shqiptare dhe trurin patriotik të kuqezinjëve. 

Duke përdorur super fuqinë e saj si SHBA, Stejt Departamenti Amerikan ia ka ndaluar në mënyrë arbitrare hyrjen në SHBA edhe bashkëshortes së Sali Berishës, Lirie Berisha, dhe fëmijëve të tyre, Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe Lulzim Basha. 

“Kjo tregon qartë se çfarë niveli të cenzurës ka ardhur bota. Sesi njerëzit me gjenialitet të madh, posa bëhen kërcënim për ndonjë super fuqi, ata menjëherë shpallen të korruptuar, terrorist apo ku ta dij unë”, ka thënë Basha. 

Ai ka mohuar të jetë djali biologjik i Sali Berishës por thotë se Saliu ka qenë vetëm kumbara i tij, dhe se prej atëherë e ka marrë Lulzim Bashën nën sqetull dhe e trajton si fëmijë të tijin. 

“Për këtë i jam mirënjohës tërë jetën por jo deri në këtë pike sa ta ha edhe unë për shkak të familjes së tij biologjike. Të dua Sali Berisha, të konsideroj si baba, sepse je baba edhe i kombit, por jo babai im. Sidomos jo tash, që ta qiu punën Amerika”, ka thënë Basha. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg