fbpx

“Shes dukatin e martesës ose bëjmë ndrrim me ilaqe ANTI-COVID”- shpallja që po prekë gjithë Kosovën


Rrëfimi prekes i nje gruaje e cila ska dy muaj qe eshte martuar dhe po detyrohet ta shese dukatin e fituar per te blere ilaqe per familjen e infektuar nga virusi

Një grua e sapo martuar gjatë kësaj vere, nuk ka mundur të shijoj as dy muaj të mirat materiale të martesës, pasi po detyrohet që ta shesë krejt dukatin të cilin ia kishin blerë me rastin e martesës së saj me dashurinë e saj që e kishte gjetur ne diasporë, në Franfurtin e Largët. 

Katër ditë pasi bashkëshorti i saj, u nisë drejt Franfurtit, për ta lënë atë të vetmuar në shtëpinë e prindërve të tij, të cilët u sëmurën të gjithë nga infektimi me virusin COVID 19. 

“Kur bashkëshorti mrriti në Franfkurt e kanë shti me bo testin ka dale pozitiv. Tash shumë keq është ai vet maroj me do shpenzime. Nuk u bonen dy ditë, u smujten vjehrria. Koll, temperature, ligshtim, direkt  ne Emergjence. Edhe ata dolen pozitiv. Tani e bonem testin edhe na tri kunatat me femije e dy bija, krejt pozitiv. Edhe dy hallat, bile ajo e madhja me boce ngoje osht ne Infektive”, nisë rrëfimin gruaja nga Prizreni e martuar ne nje fshat te Hasit, te cilin ska dashur ta thotë. 

Gruaja e cila nuk ka dashur ta thotë as emrin e mbiemrin e saj, ka thënë se të gjithë së bashku, po harxhojnë deri ne 350 euro terapi ditore dhe se sipas tempos që po ecë shërimi nga COVIDI kjo do të zgjasë edhe nja 2 javë, 

“U menova u çmenova, edhe burri ma boni ja tha skam qysh ju nimoj, edhe vec pe qesim me shit dukatin e martesës. Tani tu menu, tham ka mundësi që kërkush se blenë se dikun nja 20 mijë euro dukat mkanë ble, shumë mkan respektu, edhe mendum thamë nashta najkush që ka Farmaci ka naj qikë a djalë me martu edhe mujna me hi ndrrim me ilaqe të COVIDIT”, rrëfen gruaja. 

Ajo ka vendosur reklama në disa fleta të printuara dhe i ka vendosur në të gjithë rajonin e Gasit në qytetin e Prizrenit dhe në Suharekë. Këto rajone njihen për traditën e shpenzimit të madh në dukatin e nuses gjatë martesave. 

Por ka mbetur edhe një opsion nësë këto të dyja nuk funksionojnë. 

“është opsioni që ndoshta disa të afërm mund të na gjejnë një lidhje me disa kompani që shesin oksigjen dhe ata janë nga Turqia e kështu që ata janë pak si na me tradita dhe mund ta ndrrojmë dukatin me boca të oksigjenit se po thojnë kanë mu sos”, thotë gruaja e cila tashmë fle me qetë, apo thënë popullorqe “flen dathë” pasi ka siguruar barnat për 2 javë për tu shëruar nga gripi që sen nuk tbon.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg