Shoqata e nënave: O nalne greven se dojnë me na tranu fmija


Greva e arsimtarëve dhe profesorëve kosovarë për të bërë presion në rritjen e pagave tashmë ka hyrë në javën e tretë. Përkundër rehatisë së arsimtarëve të cilët prej 8 janarit janë duke shkuar në punë vetëm nga 2 orë sa me u dokë në salls të arsimtarëve, dhe lumturisë së fëmijëve të cilët nuk kanë pse ta mundojnë kryt me detyra, janë nënat e shkreta kosovare ato që po vuajnë më së shumti.

Madje këto nëna që kanë shpresuar që prej 8 janarit ti kenë fëmijët larg tyre për disa orë, përmes Shoqatës së tyre kanë ngritur zërin dhe po kërkojnë nga arimstarët që sa më parë të përfundojnë kaosin në shtëpitë e tyre që po shkaktohen nga fëmijët apo nxënësit që nuk po kanë me shku në shkollë, dhe gjithë ditën po sillen ka shpija.

“Ne kemi shpresuar që pas 8 janarit fëmijët së paku për nja gjysë dite mos i pas nëpër këmbë, por tashmë që është bërë 23 janari, kjo është bërë e padurueshme sepse vetëm pa sillen nëpër këmbë dhe janë tepër të halit. Andaj kërkojmë nga arsimtarët që sa më parë të fillojnë mësimin, sepse nuk mundemi më. Na u kanë bërë fëmijët si dreqer”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Nënave të Kosovës.

Në anën tjetër Shoqata e Bashkuar e Arsimtarëve Kosovës SBAShK ka shprehur keqardhjen e tyre për këtë situatë të krijuar por kanë thënë se trazirat në shtëpitë e nënave kosovare varen nga zbatimi i kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës.

“Ne e dijmë që jeni lodh nga ata matrapazë të vegjël që ju kanë mbetur në shtëpi. E dimë që baballarët as që lodhen për këtë gjë, dhe e gjithë barra ju bie juve, ama duhet të kuptoni që trazirat nga fëmijët tuaj nuk do të pushojnë derisa Qeveria të zbatojë kërkesat tona”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.


Shoqata e nënave: O nalne greven se dojnë me na tranu fmija

log in

reset password

Back to
log in