fbpx

Shoqata e Pensionistëve i kërkon falje Qeverisë për gjestin te 1 Tetori: Disa anëtarë të papërgjegjshëm deshën të shkaktojnë puç


Sjellja aspak e hijshme e shumë pensionistëve kosovar të cilët para disa ditësh kur Qeveria sa filloj me dhon vaksina për krejt pensionistët, dhe shumë anëtarë u vërsulën drejt hyrjes së sallës 1 tetori,duke shkaktuar një tollovi të madhe dhe dyndje të qytetarëve pensionsita, me qëllim që t’i qitet zani i zi Qeverisë Kurti 2. 

Por Zyra për KundërZbulim në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti, ka arritur menjëherë të dekonspiroj këtë tollovi duke zbuluar se nuk ishte lëshim i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia, por se ka egzistuar një plan sekret i disa pensionistëve të partive tjera që të bëhet puç politik ndaj Qeverisë. 

Për këtë arsye, ka hulumtuar edhe Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, e cila më pas ka dalë me një kërkim falje ndaj Qeverisë Kurti 2, pasi siç thuhet në komunikatën e tyre, një grup i pensionistëve nga vende të ndryshme të Kosovës, me qëlim të destabilizimin e Kosovës, janë vërsulur drjet hyrjes së Sallës 1 Tetori, duke shkaktuar dyndje dhe mungesë rendi. 

“Një grup i organizuar siç ka gjetur me vigjilencë Zyra e Kryeministrit me qëllim që të krijojnë një puç kundër Albin Kurtit dhe Arben Vitias, kanë cytur të tjerë pensionistë që të mos mbajnë rend dhe kësisioj të krijojnë tollovi dhe dyndje tek hyrja. Më pas grupi i organizuar përmes shtyrjeve me brryla ka tentuar që të nxisë përshkallëzimin e situatës duke tentuar që ta dërgojnë vendin drejt shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatën e Shoqatës. 

Sipas kësaj komunikate, ky grup i pensionistave është përjashtuar nga Shoqata dhe emrat e tyre u janë dërguar Qeverisë, në mënyrë që të hiqen nga lista e pensionëve dhe ndaj tyre, me kërkesë të ministrit Vitia, kanë nisur hetime penale nga ana e Prokurorisë për organizimin e Puçit kundër Qeverisë Kurti 2.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg