Shpend Ahmeti kërkon që Adem Jashari të regjistrohet si banor i Prishtinës


Duket sikur heroi kombëtar Adem Jashari do të bëhet banor i Prishtinës. Së paku zyrtarisht. Me letra.

Kjo, nëse kërkesa e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që Adem Jashari të regjistrohet si i lindur dhe banor i Prishtinës, pranohet nga Komuna e Skenderajt.

Kjo nuk është ndonjë kërkesë e papritur e kryetarit të Prishtinës, duke ditur raportin e thellë që ka me figurën e kryetrimit fjalëpak.

Ahmeti në kërkesën e tij drejtuar kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku i cili gjendet në një burg të sigurisë së lartë, thotë se nëse Skenderaj pranon që Adem Jashari të bëhet banor i Prishtinës, gjithçka në Prishtinë do të ketë të bëjë me Adem Jasharin.

Ahmeti ka thënë se menjëherë pasi Jashari të regjistrohet si banor i Prishtinës, secila mëhallë në Prishtinë do të ketë një mini shesh që do të emërtohet Adem Jashari.

Përpos parqeve, komuna do të emërtoj edhe disa shkolla me emrin “Adem Jashari”, ndërsa lagjet sikurse Bregu i Diellit do të emërtohen Bregu i Adem Jasharit.

Secili banor i Prishtinës duhet të ketë dijeni të lartë mbi figurën e Adem Jasharit, dhe për çdo paqartësi në lidhje mbi figurën e Jasharit, populli do të mbajë referendum për të vendosur se cila zgjidhje është më e mira.

Si shembull se komuna është në gjendje qysh tash të filloj aksionet për të shndërruar Prishtinën në frymën ademjashariane, Ahmeti ka paralajmëruar referendumin e parë. Prishtinasit do të vendosin me referendum nëse sheshi Vllaznim Bashkimit i emërtuar së voni Sheshi Adem Jashari duhet të ketë përmendoren e vllaznim-bashkimitapo Adem Jasharit.

ademii

“Është ironike sesi sheshi i vllaznim-bashkimit me atë statujë është ndeshur me figurën e Adem Jasharit. Ne nuk duam që të preken ndjenjat patriotike të Adem Jasharit nga një përmendore e vllaznim-bashkimit por as nuk duam të shkatërrojmë monumente”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka paralajmëruar edhe emërtimin e Komunës së Prishtinës, Komuna e Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa zyra e kryetarit Ahmeti tashmë quhet Zyra e Kryetarit “Adem Jashari”.

Edhe shujtat e ushqimit për nxënësit e Prishtinës do të quhen “Kiflet Adem Jashari”, lagjja Mati 1 do të emërtohet Adem Jashari 1, kafehanet të cilat pranojnë që të emërtohen Adem Jashari do të lirohen nga një tatim modest.

 

 


Shpend Ahmeti kërkon që Adem Jashari të regjistrohet si banor i Prishtinës

log in

reset password

Back to
log in